Fjalë Kyçe

Kandidati për deputet nga AAK Gani Dreshaj, kërkon vota për Ariana Musliu-Shoshi nga PDK-ja

Kandidati për deputet nga AAK Gani Dreshaj, kërkon vota për Ariana Musliu-Shoshi nga PDK-ja

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Gani Dreshaj, lobon për një kandidate që nuk vjen nga partia e tij, shkruan GazetaAlo.

Në kohë fushate të gjithë promovojnë vetëvetën, ndërsa Dreshaj ka vendosur t’i jap mbështetje kandidates nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.

“Të gjithë ata që kanë ndarë mendjen të votojnë për PDK-në në zgjedhje, sygjeroj që të votojnë një kandidate tejet të përgatitur e cila është pjesë e asaj liste” ka shkruar Dreshaj në një postim në Facebook.

“Ariana Musliu-Shoshi është e shkolluar në universitete prestixhioze ndërkombëtare, është familjare, e dëshmuar dhe me prejardhje nga prindër kontribues për atdheun” shton ndër tjerash.

Postimi i tij i plotë

Unë jam politikan pak më ndryshe se të tjerët. Fakti që politikën nuk e kam ekzistencë, mbase më bën të mendoj më ndryshe 😊.

Të gjithë ata që kanë ndarë mendjen të votojnë për PDK-në në zgjedhje, sygjeroj që të votojnë një kandidate tejet të përgatitur e cila është pjesë e asaj liste.

Ariana Musliu-Shoshi që mbanë numrin 30 në listën e PDK-së është një femër e jashtëzakonshme.

Kam patur rastin të jem pjesë e delegacionit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe kemi fat që kemi femra të përgatitura si ajo.

Ariana Musliu-Shoshi është e shkolluar në universitete prestixhioze ndërkombëtare, është familjare, e dëshmuar dhe me prejardhje nga prindër kontribues për atdheun.

Sygjerimi im vlen për votuesit e PDK-së, ngase kemi fat që femra të zonja e të shkolluara të kemi me bollëk edhe në listën e AAK-PSD, por për shkak të konkurrencës nuk do të bëj preferenca publike.