Fjalë Kyçe

Pacolli thotë se nuk pret që koalicioni me Nismën dhe PD-në t’i fitojë zgjedhjet

Pacolli thotë se nuk pret që koalicioni me Nismën dhe PD-në t’i fitojë zgjedhjet

Behgjet Pacolli nga koalicioni Nisma-AKR-PD ka deklaruar se nuk pret që koalicioni ku ai bën pjesë t’i fitojë zgjedhjet e 6 tetorit.

Edhe pse kandidati për kryeministër nga ky koalicion Fatmir Limaj ishte shprehur se do të fitojnë, Pacolli ka thënë se “nëse kjo është shprehje dëshirash, atëherë po, edheu në po them se do të fitojmë”.

Ai madje ka akuzuar të tjerët për mashtrime në zgjedhje.

“Duhet të them se është e vështirë, por s’jemi të rryer të bëjmë kombinimin e numrave e këto, ata dinë më mirë. Po them se ata janë më mjeshtër se ne. Ne besojmë në atë mrekullinë, sinqeritetin e vetëdijen e qytetarëve. Shpresoj në të. Sigurisht, rezultati del si del, besoj se do të jemi bashkë në qeverinë e ardhshme. Është kuazi e pamundshme që qeveria e ardhshme të formohet pa prezencën e koalicionit tonë. Ta dija sa do të fitojmë, sot do të filloja të festoj. Nuk e di sa do të fitojmë. Nëse është kjo shprehje e dëshirave edhe unë po them se do të fitojmë. Nuk di. Sidoqoftë e respektojmë çdo rezultat që del prej zgjedhjeve. E dimë se jemi pak a shumë viktimë e të qenit minoritarë në këtë drejtim për arsye se partitë tjera po bëjnë çmos nganjëherë madje edhe duke dhunuar qytetarin, duke gënjyer me premtime, premtime dhe vetëdija është kjo që është. Po frikësohem se qytetari është i dhunuar”, ka thënë ai.

Pacolli ka thënë po ashtu se “nëse s’e kalojmë pragun shkojmë në shtëpi, s’ka problem”.