Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi në ditën e tetë të fushatës parazgjedhore vizitoi fshatin e Lybeniqit.
Musliu-Shoshi zotohet se do të punojë që fshati i Lybeniqit të furnizohet me ujë të pijshëm dhe të ketë shkolla efikase, shkruan Gazeta Alo.
“Kënaqësi që t’i takoj gratë e Lybeniqit ku unë, si njëra ndër to do të punoj që Lybeniqi të furnizohet me ujë të pijshëm, dhe të ketë shkolla efikase! Së bashku ne mundemi!” tha kandidatja për deputete Musliu-Shoshi.