Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kososvës(PDK), Ferat Shala sot në ditën e tetë të fushatës parazgjedhore vizitoi fshatin e Polluzhës, Shtuticës, Verbocit, Tërstenikut dhe Korroticës.
Shala tregon vullnetin dhe bindjen e banorëve në këto zona se PDK është alternativa politike dhe ekonomike që i duhet më së shumti vendit tonë, shkruan Gazeta Alo.
“Banorët e Polluzhës, Shtuticës, Verbocit,Tërstenikut dhe Korroticës tashmë janë të bindur se alternativa politike dhe ekonomike e Partisë Demokratike të Kosovës është ajo që sot i duhet shumë vendit tone.”- tha Shala.
Kandidati për deputet, Ferat Shala ripohoi se Drenica dhe e gjithë Kosova besojnë në PDK-në sepse vetëm kjo parti udhëheqë me dashuri për njeriun dhe me besim në Zotin.
“Drenica dhe krejt Kosova fuqishëm besojnë në ne, sepse ne udhëheqim me dashuri për njeriun dhe me besim në Zotin.”- tha kandidati për deputet, Ferat Shala.