Ajo është duke tërhequr vëmendjen me të gjitha paraqitjet e saj të fundit në Javën e Modës në Paris.
Rita Ora shfaqi sërish një figurë elegante, në pas-ndejën e organizuar nga marka e famshme “Miu Miu”, të martën në mbrëmje, në Paris.
Këngëtarja 28 vjeçare, ishte e veshur me një pallto, e dizajnuar në mëngët e saj me material ushtarak, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Ndërkohë, mesi i palltos ishte prej materiali ngjyrë të zezë, kombinuar mjaft bukur me një palë këpucë të zeza.
Krijuesja e hitit “Let you love me” kishte vënë një varëse argjendi të shndritshëm, dhe ishte kombinuar me aksesorë të ndryshëm, përfshirë kuletën e saj të zezë.