Ai para përkrahësve të tij në Prishtinë, tha se edhe në vitet e 90-ta ka pasur propagandë për të lënë vendin, e që sipas tij situatë e njëjtë është pothuajse edhe sot.
“Njerëzit tanë janë lodhur nga fjalët e thata, e të cilat nuk kanë rezultate. Njerëzit tanë janë lodhur nga gjuha helmuese, e që fatkeqësisht rrallë herë është shpërblyer. Njerëzit tanë janë lodhur nga gjuha e mashtrimeve, e që e rrallë herë janë shpërblyer. Sot projekti ynë “Bashkë për shtetin”, ka ngritur të gjithë në këmbë të të gjitha moshave, që nuk e duanë gjuhën helmuese dhe të mashtrimeve dhe po i bashkohen projektit që ofron e qe bashkon të gjitha qytetarët për të forcuar dhe ndërtuar shtetin”, u shpreh Limaj.
Duke përmendur sakrificën e nënave shqiptare, dhe të gjithë atyre që kontribuon për lirinë e vendit, Limaj tha se të gjithë ata që zotohen për zhvillim të shtetit, e për ndërtim të tij, Kosova është deri këtu si shkak i sakrificës të të gjithë burrave e grave të Kosovës.
“Po rrehin gjoks që pa mua nuk bëhet shteti, pa mua nuk çlirohet, pa mua nuk zhvillohet Kosova, pa mua nuk mbrohet Kosova. Nuk është ashtu, Kosova ka ardhur këtu bashkë, duke iu falënderuar atyre baballarëve e intelektualëve, e punëtorëve, studentëve, vajzave dhe djemve të rinj dhe gjithë Kosovës ka ardhur projekti i lirisë së Kosovës dhe projekti i Pavarësisë. Ne nuk heqim dorë, dhe është shpërblyer vendosshmëria jonë”, deklaroi Limaj.
E, sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Bilall Sherifi tha se para 30 viteve, Fatmir Limaj ishte para rreziqeve, për të mbrojtur Kosovën.