Nga një incident i armatosur në fshatin Abensberg të Bavarisë së Poshtme ka mbetur i vdekur një person Fatos Lumi 39 vjec dhe një tjetër është plagosur rëndë.
Ndërkohë është përcjellë edhe një njoftim në facebook i një familjari i cili ka thënë se kanë marrë lajmin për vdekjen e Fatos Lumit, emër ky që koincidon me inicialet e dhëna nga gazeta gjermane BILD.
Gazeta Express ka kontaktuar me Sejdi Oruqin i cili ka edhe lidhje familjare me të ndjerin Fatos Lumi.
Ai ka konfirmuar se edhe vëllai i Fatosit, Hakiu është i plagosur rëndë.
“Po ka ndodhur një vrasje. Edhe vllau i Fatosit, Hakia është i plagosur rëndë. Fatosi ka vdekur menjëherë”, ka thënë Oruqi për Express.
Dyshohet ndërkohë se edhe autorët e vrasjes dhe plagosjes janë nga Kosova.