Një femër është sulmuar nga dy persona dje në Fushë Kosovë, shkruan GazetaAlo.
Duke mos u mjaftuar, personat ia plaçkiten çantën e krahut në të cilën kishte 250 euro para të gatshme, një zinxhirë dhe një unazë të arit.
Viktima kishte pësuar lëndime trupore dhe është trajtuar në QKUK.
Rasti është duke u hetuar./GazetaAlo/