Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka shqyrtuar ankesën e Partisë Liberale Egjiptiane (PLE) paraqitur ndaj partisë Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK), për shkak të përdorimit të gjuhës denigruese, fyese, nxitëse dhe ofenduese gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet që do të mbahen këtë të diele, më 6 tetor
PZAP ka pranuar këtë ankesë dhe i ka shqiptuar IRDK’së gjobë prej 1 mijë e 200 euro, të cilën detyrohet ta paguajë në afat prej 15 ditëve.
Ankesa e Partisë Liberale Egjiptiane ka ardhur pas një tubimi të fushatës të cilin e ka mbajtur IRDK’ja. Në atë tubim kishte marrë pjesë edhe Udhëheqësi i Sektorit për Komunitete dhe Kthim pranë zyrës së kryetarit të Komunës së Rahovecit, Lendrit Qeli, i cili në fjalimin e tij sipas PLS’së kishte ofenduar femrat.
“Sidomos femrat është dashtë me pas një guxim, sepse para se me kandidu ne kemi mëndu mirë përfshirjen e tyre. Jo vajza që kandidohen vetëm si me i marrë me qira në parti, por vajza që kanë guxim dhe mendojnë me ndryshu gjendjen…”, kishte thwnw Qeli.
Fjalim ky i cili sipas paraqitësit të ankesës paraqet fyerje të rëndë për femrat e komunitetit egjiptian, për kandidatet femra që janë pjesë e listës për deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e subjektit politik PLE dhe të gjitha femrat në përgjithësi.