Fjalë Kyçe

Nis procesi i votimit në gjithë territorin e Kosovës

Nis procesi i votimit në gjithë territorin e Kosovës

Në këto momente ka nisur votimi për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

 

Janë 1,937,869 persona që sot kanë të drejt vote, të cilat do të kenë mundësi t’i votojnë  për 20 parti politike, katër koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, me 1 067 kandidatë për deputetë.Numri i Qendrave të Votimit është 895 me 2 mijë e 547 vendvotimeve. Kurse, numri i votuesve të rinj në këto zgjedhje është 111 mijë e 733 votues.

 

Në mënyrë që qytetarët të mos maltretohen duke kërkuar vendin se ku do të votojnë, KQZ në ëeb faqen e tyre ua mundëson qytetarëve që të shikojnë adresën e saktë të vendvotimit. Votuesit mund të mësojnë qendrën e votimi duke klikuar në këtë LINK.

Ndërkohë që nga 17 shtatori është i hapur afati për votuesit nga diaspora, ata do të mund të votojnë përmes postës deri më datën 5 tetor.

Sot është dita e fundit e fushatës zgjedhore, fushatë e cila zgjati dhjetë ditë. Nesër hyn në fuqi heshtja zgjedhore ndërsa të dielën në ora 08.00 happen të gjitha vendvotimet. Zgjedhjet e parakohshme erdhën si pasojë e dorëheqjes së kryeminsitrit Ramush Haradinaj.

Zgjedhjet do të monitorohen nga afër prej misionit të Bashkimit Europian në Kosovë dhe organizatave joqeveritare.