Fjalë Kyçe

Rritet numri i rasteve të fotografimit të votës

Rritet numri i rasteve të fotografimit të votës

Përmes një komunikate drejtuar mediave, DnV ka bërë të ditur se deri në ora 13:00 janë hasur 83 raste të fotografimit të votës, në 53 vendvotime.

Shihet një rritje që nga ora 09:30 e mëngjesit ku ishin evidentuar vetëm 29 raste në 23 vendvotime.

Kurse bërja publike e fletëvotimit është raportuar në 31 raste, në 28 vendvotime, 10 raste më shumë që nga mëngjesi ku ishin hasur vetëm 21 raste, në 20 vendvotime.

Qëndrimi i më shumë se një personi prapa kabinës së votimit është evidentuar në 96 raste, në 56 vendvotime dhe këtu nuk bëhet fjalë për votim me asistencë.

Ndërsa këto shifra ishin më të ulëta gjatë orës 09:30, ku 57 raste janë evidentuar në 30 vendvotime.