Fjalë Kyçe

Deda: Serbia mund të provokojë luftë botërore me përmasa katastrofike

Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj po vlerëson se Serbia është rrezik për paqen në Ballkan dhe në botë.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Deda ka shkruar se Serbia mund të provokojë një luftë me përmasa katastrofike, shkruan Gazeta Alo.

Sipas tij, NATO, SHBA dhe Bashkimi Evropian , duhet t’I vëzhgojnë nga afër provokimet dhe lëvizjet e forcave serbe.

Dedaj këto komente i bëri përmes një postimi në Facebook.

Ky është postimi i tij i plotë:

Serbia eshte rrezik per paqen ne Ballkan dhe ate boterore!

Serbia eshte rrezik permanent per paqen, sigurine dhe stabilitetin ne Ballkanin Perendimore dhe me gjere.

Madje ajo mund te provokoj nje lufte boterore, me permasa katastrofike, per shkak te lidershipit radikal nacionalist, i cili para opinionit deshiron te justifikoj, qofte edhe permes konflikteve, deshitimin dhe debaklin ne te gjitha luftrat e shkaktuara ne dekadat e fundit, ne territorin e ish federates jugosllave.

NATO,SHBA dhe Bashkimi Europian, duhet t’i vezhgojne nga afer provokimet dhe levizjet e forcave serbe, duke ia bere te qarte se ajo mund te pesoj humbje dhe katastrofa tjera, nese luan me zjarrin dhe rrezikon paqen ne Ballkan!/Gazeta Alo/