Miguel Antonio Mateu Lahoz e ndëshkoi me të kuq Ousmane Dembele në fitoren 4-0 të Barcelonës ndaj Sevilla, për reagimin e francezit ndaj kartonit të kuq të Ronald Araujo.
Raporti i gjyqtarit ka zbuluar ato që tha Dembele.
“Shumë keq, ju jeni shumë i keq”, është ajo që pretendon raporti që lojtari tha, ndërsa shtoi se ai po bënte një gjest me krahët e tij, përcjell lajmi.net.
Ndërsa është shumë larg nga fyerjet nga Diego Costa sezonin e kaluar që u dënua me tetë ndeshje moslojë, ekziston një precedent që mund ta shohë Dembele të dënohet për më shumë se një ndeshje.
Sezonin e kaluar, Michael Krohn-Dehli i Deportivo La Coruna tha të njëjtën gjë në një ndeshje të nivelit të dytë dhe iu dha një pezullim me dy ndeshje.
Gabriel Pires dhe Fabian Orellana janë lojtarët e tjerë që kanë marrë suspendime me dy ndeshje pasi e quajnë gjyqtarin “të keq”.
Nëse anësori francez dënohet me dy ndeshje, ai nuk do të jetë i gatshëm as për El Classicon ndaj Real Madrid.