Në 12 nga 38 komuna nuk ka përfunduar numërimi i votave të zgjedhjeve të 6 tetorit.
Deçani, Gjakova, Kamenica, Mitrovica e Jugut, Rahoveci, Podujeva, Prishtina, Prizreni, Skenderaj, Suharekë, Ferizaj, Vushtrri, janë komunat ku s’ka përfunduar numërimi.
Në nivel vendi deri tash janë numëruar 98.15 për qind të votave me Vetëvendosjen që prin me 25.55 për qind. LDK-ja ka 24.86 për qind si e dyta. PDK-ja e treta ka 21.13 për qind.
Kjo është përqindja e votave të numëruara deri tash në secilën komunë:
- Deçan – 92.59%
- Gjakovë – 99.30%
- Gllogovc – 100%
- Gjilan – 100%
- Dragash – 100%
- Istog – 100%
- Kaçanik – 100%
- Klinë – 100%
- Fushë Kosovë – 100%
- Kamenicë – 98.21%
- Mitrovicë e Jugut – 99.04 %
- Leposaviq 100%
- Lipjan – 100%
- Novobërdë 100%
- Obiliq – 100%
- Rahovec – 95%
- Pejë – 100%
- Podujevë – 94.59%
- Prishtinë – 98.79%
- Prizren – 94.59%
- Skenderaj – 87.01%
- Shtime – 100%
- Shtërpcë – 100%
- Suharekë – 97.75%
- Ferizaj – 98.64%
- Viti – 100%
- Vushtrri – 98.96%
- Zubin Potok – 100%
- Zveçan – 100%
- Malishevë – 100%
- Junik – 100%
- Mamushë – 100%
- Hani i Elezit – 100%
- Graçanicë – 100%
- Ranilluk – 100%
- Partesh – 100%
- Kllokot – 100%
- Mitrovicë e Veriut – 100%