Fjalë Kyçe

40 aksidente për një ditë

40 aksidente për një ditë

Vetëm gjatë ditës së djeshme në tërë Kosovën kanë ndodhur 40 aksidente në komunikacion.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së djeshme në tërë vendin kanë ndodhur 40 aksidente trafiku.

Sipas njoftimit, 19 prej tyre kanë qenë me lëndime trupore kurse 21 vetëm me dëme materiale, shkruan lajmi.net.

Po ashtu është bërë e ditur se Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti i Trafikut Rrugor, gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 1 mijë e 89 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave në trafik.