Kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, ka treguar një gjë shumë interesante për jetën e tij private.
Ai ka rrëfyer se nipi i tij [djali i vajzës], që akoma nuk ka ardhur në jetë, do ta mbajë emrin Albin në nder të kryetarit të Vetëvendosjes Albin Kurtit – në partinë e të cilit ky shkoi së fundmi.
“Pas fitores së Albin Kurtit, e kam ftuar dhëndrin dhe vajzën time e cila është shtatzënë dhe ju kam kërkuar që nipi, që ende s’ka lindur, ta ketë emrin Albin Kurti. Ata kanë pranuar me kënaqësinë më të madhe”.
Por, a do të dëshironte ai që nipi i tij t’i ngjajë Albin Kurtit?