Fjalë Kyçe

Albin Kurti tregon se kur do të takohet me LDK’në

Albin Kurti tregon se kur do të takohet me LDK’në

Kandidati për kryeministër të vendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, partia e të cilit, sipas rezultateve preliminare i ka fituar zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit për Kuvendin e Kosovës, ka folur për bisedimet që pritet t’i zhvillojë me figurat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila ka dalë e dyta, për formimin e një koalicioni qeverisës.

Kurti ka thënë në KTV se ka kërkuar që të takohet menjëherë me kreun e LDK’së, Isa Mustafa, dhe me kandidaten e kësaj partie për kryeministre, Vjosa Osmani.

Por, sipas Kurtit, zyrtarët e lartë të LDK’së nuk kanë pranuar të takohen menjëherë, dhe se ky takim, ka paralajmëruar ai, sipas gjasave do të zhvillohet pas dy ditësh – të enjten.

Më herët, kreu i LDK’së, Mustafa, ka refuzuar ta njohë Lëvizjen Vetëvendosje si fituese të zgjedhjeve, duke thënë se rezultati do të dihet kur të përfundojë numërimi i plotë i krejt votave.

Mustafa ka paralajmëruar se, bashkë me kandidaten e LDK’së për kryeministre, do të takohet “këto ditë” me kreun e VV’së, Albin Kurti.