Dy përfaqësuesit më të lartë amerikanë për çështje të Ballkanit Perëndimor dhe dialogut Kosovë – Serbi, do të qëndrojnë në Kosovë gjatë ditës së mërkurë.
Përveç vizitës së të dërguarit të posaçëm të presidentit të Shteteve të Bashkuara për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, bëhet e ditur se në Kosovë do të qëndrojë edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer. Ndërkohë Presidenca mbrëmë e ka konfirmuar që Thaçi sot do të takohet vetëm me Grenellin.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovës, Philip Kosnett, lidhur me vizitën e dy përfaqësuesve të lartë amerikanë, ka thënë përmes një postimi në rrjetin social Twitter, se mbështetja e SHBA-së për Kosovën dhe Serbinë në procesin e dialogut kërkon punë ekipore.
