Fjalë Kyçe

Një muaj paraburgim ndaj vëllaut të kryetarit të Vushtrrisë

Një muaj paraburgim ndaj vëllaut të kryetarit të Vushtrrisë

Gjykata Themelore e Mitrovicës ka caktuar  nga një muaj paraburgim ndaj S.T, vëllaut të kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri dhe një të dyshuari tjetër për për veprën penale “Ushtrim i ndikimit”.

Ndalimi i tyre ka ardhur pas një video-incizimi të publikuar nëpër media, e në të cilat incizime pretendohet se dëgjohet S.T, i cili është vëllau i kryetarit të Komunës së Vushtrrisë Xh.T.

Me t`u publikuar video-incizimi, Kryeprokurori i Mitrovicës – Shyqyri Syla, ka urdhëruar Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit në Mitrovicën e Jugut, që të nisë hetime përkitazi me publikimin e këtij video-incizimi, ku pas hetimeve janë ndaluar dy të dyshuarit S.T dhe Sh.K.