Fjalë Kyçe

Fillon “Parada e Krenarisë” në Prishtinë

Fillon “Parada e Krenarisë” në Prishtinë

Para pak çastesh ka filluar “Parada e Krenarisë” në Prishtinë.

Për herë të tretë është duke u mbajtur në Prishtinë “Parada e Krenarisë”.

Këtë vit “Parada e Krenarisë”, është me moton “Për kon t’rreh zemra”, ndërsa marshi i ecjes fillon nga sheshi “Skënderbeu” dhe përfundon në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Theksojmë se, në fund të këtij organizimi do të ketë edhe një koncert, raporton lajmi.net.

Ndërkaq gjatë “Javës së Krenarisë”, janë adresuar çështjet e gjendjes aktuale të komunitetit LGBTI në Kosovë.

“Këtë vit, na rreh zemra për drejtësi. Na rreh zemra të kemi lirinë të jemi vetvetja dhe të shprehemi lirshëm. Na rreh zemra që të kemi siguri në rrugë, shkollë e institucione shtetërore. Për një shtëpi të sigurt në të cilën trajtohemi me dinjitetin që e meritojmë. Na rreh zemra për Dashni. Na rreh zemra për njëri-tjetrin”, thuhet në njoftimin e organizatorëve të paradës.

Edhe në dy vitet e kaluara në Prishtinë është mbajtur “Parada e Krenarisë”, ku të pranishëm në këtë ngjarje kanë qenë mbështetësit e komunitetit LGBTI, aktivistë të shoqërisë civile si dhe politikanë të Kosovës.

Kjo ngjarje është duke mbikëqyrur nga Policia e Kosovës.

Më poshtë ju sjellim fotografitë nga kjo ngjarje.