Djali i këngëtares së mirënjohur të muzikës popullore Remzie Osmanit, Hamza ka vetëm një muaj që kurorëzoi dashurinë e tij me martesë me bukuroshen kaçurreles Gëzime Krasniqin.
Dasma e tyre u përcjell me mjaft intensitet, duke u përfolur e komentuar edhe në detajin më të vogël.
Çifti simpatik i estradës që nga martesa e tyre zunë vend në kryefaqet e mediave, madje është Gëzimja ajo që me bukurinë e saj po konsiderohet si nusja më e bukur e estradës.
Në secilin imazh ajo nuk heziton që përveç bukurisë ti shfaqë edhe raportet me familjarët e Hamzës.
Është pikërisht një nuse për qejfi të Remzies, pasi që në një intervistë patë prononcuar se vajza që do jetë nusja e djalit të saj të jetë në radhë të parë e edukuar, shkruan Kosovarja.
E, këtë nusja e saj po e dëshmon mjaft mirë.
Pas angazhimeve pas martesore çiftit të këndshëm i erdhi koha për pushime.
Ata sot janë lajmëruar nga “Eden Roc Miami Beach”.
Natyrisht, si një çift i sapo martuar që janë ky do jetë një pushim për tu mbajtur mend nga ana e tyre.