Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Vjosa Osmani, ka postuar në llogarinë e saj në Facebook një fotografi gjersa shihet me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriun, në ulëset e stadiumit “Fadil Vokrri” në ndeshjen Kosovë – Gjibraltar.
Vjosa Osmani ka thënë se sot e përgjithmonë do të jetë me Kosovën.
“#meKosovën, sot e përgjithmonë”, ka shkruar Osmani.
Aktualisht rezultati i ndeshjes është 0-0, megjithatë futbollistët e përfaqësueses së Kosovës po tregojnë një lojë mjaft të mirë për publikun.