Fjalë Kyçe

Vuçiq nuk pranon të komentoj reciprocitetin: Kurti nuk është Hegeli që t’i komentoj fjalët e tij

Vuçiq nuk pranon të komentoj reciprocitetin: Kurti nuk është Hegeli që t’i komentoj fjalët e tij

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq gjatë një interviste në Klan Kosova nuk ka pranuar që ta komentoj çështjen e reciprocitetit për të cilën Albin Kurti ka thënë se do ta zbatoj sapo të marrë postin e kryeministrit.

Madje, Vuçiq tha se nuk e sheh të rëndësishme t’i komentoj shpesh deklaratat e Albin Kurtit, duke thënë se Kurti nuk është dikush aq i rëndësishëm sa filozofi gjerman, Hegel që të meritonte një vëmendje të tillë.

“Nuk e di për cfarë masa reciprociteti flet, janë rrëfime të kota, s’mund t’i komentoj. Nuk kam kurrfarë problemi që të komentoj çdo deklaratë, por për këtë nuk kemi pse të diskutojmë. Nuk është Albin Kurti Hegeli që ta komentojmë aq shpesh”, tha Vuçiq.