Një parashutist rus ka humbur jetën kur u hodh nga helikopteri dhe nuk iu hap parashuta.
Ky moment tragjik i Mihail Prohorov, 35-vjeç, është filmuar me kamerë brenda kabinës së fluturakes, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër hetuesit rusë kanë ngritur dilemat se si është e mundur që një parashutistë me kaq shumë përvojë të humb jetën gjatë një hedhje rutinë.
Videoja rrëqethëse shfaq Prohorovin duke u hedhur nga helikopteri Mi-8 nga 800 metra lartësi. Por gjatë fluturimit të tij atij nuk i është hapur parashuta, por as ai rezervë, duke u përplasur për vdekje në tokë.
https://www.youtube.com/watch?v=ihxHIIVzgB0