Një person është plagosur në Gjilan.
“Në fshatin Livoq i Epërm të Gjilanit është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Serbisë, i cili pasi ka kryer një vjedhje, në ikje e sipër ka plagosur me armë zjarri në këmbë viktimën mashkull K-Shqiptar”, njofton raporti 24 orësh i policisë.
Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi.
Ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.