Fjalë Kyçe

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë.

Viktima që dyshohet të jetë i moshës 57 vjeçare, është gjetur pa shenja jete në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Më 14.10.2019, ora 18:37 në rr. Isa Kastrati në Prishtinë është raportuar për një person (viti i lindjes 1962) pa shenja jete. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në atë lokacion, përderisa ekipet emergjente të ndihmës së parë kanë konfirmuar vdekjen e tij”, ka thënë Hoxha.