Zëvendëskryeministri i Serbisë, Nebojsa Stefanovic ka njoftuar se shteti i parë i cili është deklaruar kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol është Kina, transmeton Gazeta Metro.
Këtë e ka bërë të ditur në deklaratën e tij pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Kinës, në Asamblenë e Përgjithshme në Interpol.
Sipas Stefanovic, Kina nuk ka ndryshuar aspak qëndrim në lidhje me anëtarsimin e Kosovës në Interpol.
Asambleja e Përgjithshme e kësaj organizate ndërkombëtare ka filluar konferencën 4 ditore nga sot deri më 18 tetor në Kili.