Lëvizja Vetëvendosje do ta votoj projektligjin për formimin e Ushtrisë së Kosovës.
Kështu ka thënë në një konferencë për media Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Sipas Kurtit buxheti i ndarë për ushtrinë nga Qeveria e Kosovës është për të ardhur keq.
“Ne do të votojmë për ushtrisë së Kosovës kurdo që të vije në kuvend. Është për të ardhur keq që buxheti i ndarë për ushtrinë është 58 milion euro”, ka thënë Kurti.
Theksojmë se Ushtria e Kosovës do të votohet në Kuvend më 14 dhjetor të këtij viti.