Fjalë Kyçe

Pas një mosmarrëveshje sulmon bashkëshorten, viktima merr trajtim mjekësor në Emergjencë

Një person i dyshuar është arrestuar dje në Podujevë , pasi që i njëjti dy ditë më parë pas një mosmarrëveshje në familje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Policia përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është trajtuar në Emergjencën e Podujevës.

Ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Gazeta Alo/