Një person është arrestuar pasi me shantazh dhe kërcënim ka detyruar një tjetër që borxhin prej 4 mijë e 500 eurosh ta paguajë me mbi 15 mijë euro.
Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari fillimisht me fajde i ka dhëne viktimës 4 mijë e 500 euro ndërsa përmes shantazhit dhe kërcënimit e ka detyruar që të paguajë një shumë më të madhe se që i kishte dhënë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Gazeta Alo/