Fjalë Kyçe

Gjendet pa shenja jete një person në Shtime, policia jep detaje

Dje pasdite në qytetin e Shtimes një kalimtar rasti ka gjetur një trup të pajetë.

Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante./Gazeta Alo/