Fjalë Kyçe

Ndërron jetë punëtori i MTI-së, Endrit Shala ngushëllon familjarët

Ndërron jetë punëtori i MTI-së, Endrit Shala ngushëllon familjarët

Ka ndërruar jetë punëtori i Ministrisë Tregtisë dhe Industrisë, Izer Arifi.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i cili udhëheq këtë dikaster, Endrit Shala përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, shkruan Gazeta Alo.

Minisyri Shala, ka dërguar edhe një telegram ngushëllimi për familjarët i Izerit.

Me pikëllim dhe dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kryefamiljarit tuaj si dhe punonjësit të palodhshëm të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe kontribuuesit të devotshëm të avancimit të institucioneve të Republikës së Kosovës, thuhet në telegram ngushëllimin.

 

“Telegram ngushëllimi i ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala familjes Arifi nga Gjilani për ndarjen nga jeta të Izer Arifit, punëtorit të MTI-së

E nderuara familje Arifi,

Me pikëllim dhe dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kryefamiljarit tuaj si dhe punonjësit të palodhshëm të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe kontribuuesit të devotshëm të avancimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Krahas punës së palodhshme të Izer Arifit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë njëherësh çmojmë lartë karakterin dhe çiltërsinë njerëzore që reflektoi ai në shoqëri.

Prandaj, personaliteti dhe veprat e tij do të mbesin në mendjet e secilit që pati fatin e mirë ta njohë atë më për së afërmi.

E nderuara familje Arifi, në emër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe në emrin tim, pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta.

Me respekt,

Endrit Shala, ministër i Tregtisë dhe Industrisë”./Gazeta Alo/