Për ndarjen nga jeta të majorit Klodjan Tanushit nga Shqipëria ka reaguar edhe NATO.
Në mesazhin e NATO-s, thuhet se jeta e tij do të kujtohet gjithmonë, shkruan Gazeta Alo.
Mesazhi i plote:
“Është dhimbje e madhe që sot ka ndërruar jetë Major Klodjan Tanushi. Ne i shprehim ngushëllimet tona më të thella bashkëshortes, fëmijëve dhe të afërmve të tij. Pasi luftoi për jetën e tij, Major Klodjan Tanushi vdiq nga lëndimet e pësuara gjatë një detyre të EOD, në vijën e detyrës më 6 maj 2019, që mori gjithashtu jetën e Nëntetares Zarife Hasanaj. Kemi humbur një nga tanët, një vëlla nën armë. Në këto kohë dhimbjeje, mendimet tona shkojnë tek të dashurit, miqtë dhe kolegët e tij. Jeta e tij do të kujtohet”- ”, thuhet në mesazh./Gazeta Alo/