Fjalë Kyçe

Kryetari i Lipjanit kërkon ndihmë për gjetjen e të riut Shqipdon Alija

Kryetari i Lipjanit kërkon ndihmë për gjetjen e të riut Shqipdon Alija

Zhdukja e të riut nga Lipjani ka prekur gjithë shoqërinë kosovare. Për gjetjen e të riut Shqipdon Alija ka kërkuar ndihmë edhe kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Na ndihmoni të gjejmë Shqipdonin!

Po kalon edhe kjo ditë e fati i të riut Shqipdon Alija nga Gadimja akoma i paditur për familjen, shokët, qytetarë e Gadimës, të Lipjanit e gjithë Kosovës.

Prej 12 tetorit ndjejmë trazimin tonë, kërkojmë angazhim, masovizimin dhe dinamizimin e kërkimit të të riut Shqipdonit nga institucionet tona kompetente.

Na duhet ndihma e të gjithëve jo vetëm institucioneve por angazhim i të gjithëve për të ardhur deri te e vërteta e fatit të Shqipdonit.

Ju shprehë ngushëllimet e sinqerta edhe për vdekjen e babait të Shqipdonit, ngushëllime gjithë familjës.

Të shpresojmë me durim e angazhim mga të gjithë për lajmin e të vërtetën e fatit të Shqipdonit.