Emri i saj ka qenë më i komentuari në shoubiz ditët e fundit.
Loredana Zefi dy ditë më parë ka udhëtuar për në Kosovë bashkë me partnerin e saj, reperin Mozzik, shkruan lajmi.net.
Rep-artistja me të ardhë në Kosovë mbajti një konferencë për medie, ku tregoi versionin e saj lidhur me akuzat që po i bëhen nga një çift zvieran.
Çifti në të 50-at po e akuzojnë Loredanën për marrjen e 700.000 frangave me kërcënim, mashtrim dhe detyrim, ndërsa kjo e fundit tha se paratë janë me vullnetin e plotë të tyre.
Megjithatë, Loredana dje nisi xhirimet e klipit, kui edhe solli disa imazhe në rrjete sociale.
Sot, ajo publikoi një fotografi të re, në të cilën shfaqet duke u përgatitur për pjesën tjetër të xhirimeve.
View this post on Instagram