Fjalë Kyçe

Rinumërimi nxjerrë në pah gabimet, në një vendvotim në Lipjan Nisma është dëmtuar për 28 vota

Rinumërimi nxjerrë në pah gabimet, në një vendvotim në Lipjan Nisma është dëmtuar për 28 vota

Procesi i rinumërimit të kutive të votimit po nxjerrë në pah gabimet që kanë bërë komisionerRinumërimi vë në pah gabimet, Nisma-AKR është dëmtuar për 28 vota në Lipjanët në bartjen e të dhënave në formulare (FPR).

Rasti i fundit që konfirmon këtë është një vendvotim në komunën e Lipjanit, ku koalicioni Nisma-AKR është dëmtuar për 28 vota, transmeton KP.

Fillimisht në këtë vendvotim, Nismës në formular i ishin shkruar zero vota, ndërsa pas rinumërimit figurojnë 28 vota.

Bëhet fjalë për vendvotimin me numër 1324E/01R në Lipjan.

Ky nuk është rasti i vetëm ku janë bërë gabime të mëdha në bartjen e të dhënave në formular.

Një ditë më parë, sekretari i Përgjithshëm i Nismës, Bilall Sherifi, ka prezantuar dokumente ku Nisma është dëmtuar për 131 vota, ndërsa pas rinumërimit, ky gabim është përmirësuar duke i regjistruar këto vota.

Janë disa subjekte politike, kandidatë për deputetë të cilët po kërkojnë rinumërim të votave duke parë defektin në formular, si dhe gabimet që janë bërë në bartjen e të dhënave.

Deri tash KQZ ka marrë vendim për rinumërim të pak më shumë së 800 kutive.