Fjalë Kyçe

Autoritetet serbe ndalojnë dy zyrtarë të Qeverisë së Kosovës te Dheu i Bardhë, reagon Haradinaj

Autoritetet serbe ndalojnë dy zyrtarë të Qeverisë së Kosovës te Dheu i Bardhë, reagon Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka treguar se sot në vendkalimin kufitar të Dheu i Bardhë janë ndaluar nga autoritetet serbe , Srdjan Jovanoviq, këshilltar në zyrën time dhe Srecko Spasiq, këshilltar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Haradinaj, ka thënë se ndalesa e tyre është e papranueshme dhe është keqtrajtim i avzhdueshëm i zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës nga autoritetet serbe, shkruan Gazeta Alo.

Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se keqtrajtimet e vazhdueshme të autoriteteve serbe janë provokim dhe agresion i Serbisë ndaj Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

I papranueshëm keqtrajtimi i vazhdueshëm i zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës nga autoritetet serbe. Sot në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë janë ndaluar nga autoritetet serbe, Srdjan Jovanoviq, këshilltar në zyrën time dhe Srecko Spasiq, këshilltar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Keqtrajtimet e vazhdueshme të autoriteteve serbe janë provokim dhe agresion i Serbisë ndaj Kosovës. Kjo tregon se politika agresive e Serbisë nuk ka të ndalur dhe bllokuesit kryesor të normalizimit të marrëdhënieve janë autoritet serbe./Gazeta Alo/