Yllka Kuqi sapo ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.
Me një interpretim të mahnitshëm si gjithmonë Yllka edhe kësaj radhe mori zemrat e publikut me zërin e saj me një baladë të ndjerë, shkruan GazetaExpress.
“Qysh ke mujt” mban titullin kënga, teksti i së cilës është shkruar nga Yll Limani ndërsa me muzikë dhe orkestrim të kompozitorit të njohur Florent Boshnjaku.
Kjo këngë erdhi e realizuar edhe me video, në të cilën Yllka shfaqet me një stilt të thjeshtë dhe shumë natyrale në grim.
Ndryshe Yllka ditëve të fundit u përfol nga mediat për një shtatëzani të mundshme, për të cilën vetë këngëtarja nuk ka folur ende.
Këngëtarja prej vitesh është e martuar me Astrit Pallaskën dhe çifti njihen për lidhjen e tyre të shëndoshë.