Fjalë Kyçe

Zhvillime të papritura, komisionerët e Nismës largohet nga Qendra e Numërimit të Votave

Zhvillime të papritura, komisionerët e Nismës largohet nga Qendra e Numërimit të Votave

Partia e Fatmir Limaj, Nisma Socialdemokrate ka marrë vendim për largimin e komisonerëve dhe vëzhguesve nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve.

E gjithë kjo pas informacioneve që QNR po përgatitet që sonte nga ora 21:00 të fillojë numërimin e votave të parregullta nga Serbia.

Kjo ngutja pa vendimin e KQZ-së, sipas Limajt është kontrabandim me qëllim të deformimit të rezultatit zgjedhor.

Komisionerët dhe vëzhguesit e Nismës tanimë janë duke qëndruar jashtë QNR-së.