Fjalë Kyçe

Numërohen mbi 16 mijë vota, ky është rezultati aktual

Numërohen mbi 16 mijë vota, ky është rezultati aktual

Janë numëruar mbi 16 mijë vota me kusht dhe ato të personave me aftësi të kufizuara, ku deri më tani Vetëvendosje po prinë me 4857 vota, ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 3383 vota.

Ende po vazhdon numërimi i votave me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara.

Deri më tani janë numëruar mbi 16 e 609 vota nga të cilat Vetëvendosje po prinë me 4857 vota gjithsej. E dyta mbetet PDK me 3383 vota, ndërsa LDK e treta me 3290 vota.

Koalicioni AAK-PSD deri më tani ka siguruar 2473 vota. Partia Nisma ka gjithsej 827 nga votat e numëruara deri me tani, ndërkaq Lista Serbe me 722 vota.

Ndërsa kanë mbetur edhe 10 mijë e 207 vota për tu numëruar deri në fund.