Fjalë Kyçe

Quni për ushtrinë serbe: Jo keq në paradë, por të mjerë në betejë!

Quni për ushtrinë serbe: Jo keq në paradë, por të mjerë në betejë!

Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka ironizuar me paradën e mbajtur nga ushtria serbe në Beograd.

Quni, që ishte pjesë e UÇK-së në Betejën e Koshares, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kjo ushtria ka qenë gjithmonë e dobët në beteja, shkruan lajmi.net.

Postimit të tij, Quni ia ka bashkangjitur edhe fotografitë nga kjo paradë.

“Parada e Ushtrisë së Serbisë

Jo keq në paradë, por të mjerë në betejë!”, ka shkruar Quni.