Tetë anëtarët e grupit të organizuar përdornin hostene elektronike bagëtie me elektroshok dhe shkopinj bejsbolli për të ruajtur “mbarëvajtjen e punës”.
Një vajzë u arratis dhe bëri të zbulohen një grup kriminelësh të dhunshëm, nënshtetas britanikë, të cilët fitonin rreth 1 milion sterlina në vit duke shfrytëzuar vajza në një rrjet prostitucioni të përhapur nëpër shumë qytete britanike.
Veç kësaj, grupi bënte edhe trafik droge. Policia gjeti sasi të mëdha gjatë kontrollit, si dhe para të paligjshme. Të arrestuarit u dënuan prë rreth 40 vite në total, ndërkohë që një i nëntë është ende duke pritur dënimin.