Një familje në qytetin e Pejës po jeton me kushte të vështira ekonomike. Kimete Muriqi e cila jeton vetëm me 60 euro të ardhurash, tregon për T7 se ka ditë që ajo dhe fëmijët e saj mbesin pa ngrënë.
Jetojnë me një pension prej gjashtëdhjetë eurove. Paratë që i marrin nuk i mjaftojnë për t’i kryer as nevojat elementare Kimete Muriqit nga Peja.
Kjo familje ka vështirësi në sigurimin e ushqimit dhe veshmbathjeve, pasi Kimetja ka mbetur e ve para gjashtë viteve me dy fëmijë.
Zonja e shtëpisë thotë se shtëpinë i është ndërtuar nga një organizatë e Zvicrës.
https://www.youtube.com/watch?v=rwmRo5f3TWE