Një aksident trafiku ka ndodhur sot gjatë orëve të para të mëngjesit.
Një veturë është aksidentuar duke u rrokullisur në mes të rrugës në lagjen ‘Emshir’, të Prishtinës.
Siç kanë treguar qytetarët për Express, ka edhe për të lënduar, përveç dëmeve materiale.
Autoambulanca dhe ekipet e tjera sipas dëshmitarëve, ende nuk kanë arritur në vendin e ngjarjes.
