Fjalë Kyçe

Vdes nënoficeri i FSK-së, pasi kreu testimet fizike

Vdes nënoficeri i FSK-së, pasi kreu testimet fizike

Një nënoficer i FSK-së, i cili punonte në batalionin e reagimit të shpejtë në Mitrovicë, ka vdekur sot pasi ka kryer testimet fizike

Vdekjen e 45-vjeçarit e ka konfirmuar për Gazetën Express zyrtari për informim i Ministrisë së Mbrojtjes, Ibrahim Shala.

“Mund të konfirmoj vdekjen e një nënoficeri”, ka thënë Shala.

Express mëson se i ndjeri Baki Ejupi, 45 vjeç, ka vdekur pas testimeve fizike.

Mësohet se i ndjeri është me prejardhje nga Podujeva, mirëpo punonte në batalionin e reagimit të shpejtë në Mitrovicë.