Fjalë Kyçe

ZYRTARE: UEFA dënon rëndë Bullgarinë

ZYRTARE: UEFA dënon rëndë Bullgarinë

Komisioni Disiplinor i UEFA-s ka vendosur të dënojë Federatën e Futbollit të Bullgarisë, për koret raciste kundër Anglisë.

UEFA ka vendosur t’i mbyll stadiumin Bullgarisë për dy ndeshjet e radhës si vendas.

Ky dënim vjen pas koreve raciste të tifozëve të Bullgarisë në sfidën kundër Anglisë në kualifikimet për Euro 2020, përcjell lajmi.net.

Me këtë dënim, Bullgaria do të duhet ta luajë pa tifozë ndeshjen kundër Çekisë, rivalit direkt të Kosovës për vendin e dytë në grupin A.

Bullgaria ka pasur një kampanjë të dobët kualifikuese për Euro 2020, ku pas shtatë ndeshjeve ka grumbulluar vetëm tri pikë, duke dështuar të gjejë fitoren.