Sulmuesi i Baselit, Kemal Ademi, ka konfirmuar se është kontaktuar nga Përfaqësuesja e Kosovës, Zvicrës dhe ajo e Gjermanisë.
Sulmuesi shqiptar ka deklaruar se Kosova, Zvicra dhe Gjermania janë tri opsionet e tij. Kështu ai ka refuzuar mundësinë që t’i bashkohet Shqipërisë.
“Kosova, Zvicra dhe Gjermania janë tri opsionet e mia, agjenti im ka qenë në kontakt me të tri Federatat, por nuk dua të theksojë ndonjë vendim” – ka deklaruar 23 vjeçari për ‘BZ Basel’.
Tutje, top sulmuesi i Baselit ka thënë se qëllimi i tij është që të luaj në Kampionatin Europian ‘Euro 2020’ që mbahet vitin tjetër.
Menaxheri i Përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala, javë më parë për Gazetën METRO kishte thënë se janë ende në bisedime me Kemal Ademin, por që ende nuk ka një përgjigjje definitive.