Fjalë Kyçe

Mjekët japin detaje për gjendjen shëndetësore të të riut nga Medvegja

Mjekët japin detaje për gjendjen shëndetësore të të riut nga Medvegja

Skënder Fetahu, mjek kujdestar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës ka bërë të ditur gjendjen e 34 vjeçarit Milazim Murati, nga Medvegja që u plagos nga policia.

Sipas tij ai është në kujdes intensiv të mjekëve dhe momentalisht jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa Këshilltari në Kuvendin Komunal të Medvegjës Florim Sahiti, ka dhënë detaje për rastin e plagosjes të Milazim Muratit nga policia serbe.

Sahiti nëpërmjet telefonit i tha Klan Kosovës se rasti ka ndodhur në kufirin Kamenicë-Medvegjë.

Sipas tij plagosja ka ndodhur nga policia lokale.

“Rasti ka ndodhur para 3-4 orë në pikën kufitare Kamenicë-Medvegjë. Ai është plagosur nga Policia lokale në Medvegjë. Milazimi është goditur me tre plumba, një në bark, një në këmbë edhe një në krah”- tha Sahiti.

Akoma nuk dihet se si ka ardhur deri tek plagosja e të riut shqiptar.