Fjalë Kyçe

Çka tha Vlora Çitaku para Ivica Daçiqit në Këshill të Sigurimit për Albin Kurtin

Çka tha Vlora Çitaku para Ivica Daçiqit në Këshill të Sigurimit për Albin Kurtin

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, e cila po merr pjesë në debatin për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku po diskutohet raporti periodik i OKB’së për gjendjen në Kosovë, ka përmendur Albin Kurtin.

Duke iu përgjigjur një pjese të fjalimit të ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili ka përmendur flamurin e Kosovës, Çitaku ka siguruar përfaqësuesit e vendeve anëtare të KS të OKB’së se flamuri i Kosovës do të mbetet në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës edhe pasi Kurti të jetë aty.

Më pas, i ka thënë Daçiqit se kur Albin Kurti ka qenë në burg në Serbi, ai ka qenë ministër, duke iu referuar periudhës kur Daçiq ishte pjesë e rrethit të ngushtë të njerëzve të Sllobodan Millosheviqit.

Çitaku po ashtu gjatë debatit ka thënë se Shqipëria e Madhe është një mit dhe nuk ekziston diçka e tillë. Ajo ka shtuar se Kosova nuk është projekt i përkohshëm, por një shtet që do të ekzistojë gjithmonë dhe se fakti që nuk e njeh Serbia nuk e bën më pak shtet atë.