Fjalë Kyçe

Sot përfundon vlerësimi i pakove të supozuara me fletëvotime

Sot përfundon vlerësimi i pakove të supozuara me fletëvotime

Zëdhënësi i Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se në zbatim të aktgjykimit të Gjykatës Supreme, gjatë ditës së djeshme kanë filluar me procesin e vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime dhe se besojnë që do të arrijnë ta përmbyllin sot.

“Pas procesit të vlerësimit, në QNR do të fillojmë me numërimin e fletëvotimeve të aprovuara. Lidhur me kohën e saktë për fillimin e numërimit do t’iu mbajmë të informuar”, ka deklaruar ai.